Subscribe

Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e dy rumunëve, të cilët u kapën në pikën doganore të Kapshticës duke transportuar drogë drejt Greqisë.

 

Blutë thonë se  2 shtetasit, George Coman 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeç banuese në Bukuresht të Rumanisë kanë qenë duke lëvizur me një mjet rulot, në të cilën kishin 118 kg kanabis, të  ndarë në 79 pako.

 

Kapshticë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me ata të DVP Korçë dhe autoritetet doganore.

 

Sekuestrohen 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.  

 

Vihen në pranga 2 shtetas rumunë që tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot.

  

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

G.C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti dhe D. B., 36 vjeçe, banuese në Bukuresht, Rumani.

 

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të Republikës së Shqipërisë, Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip Camper të markës “Fiat”, me drejtues shtetasin G. C. dhe pasagjere shtetasen D. B. 

 

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.     

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *