E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentuan të fusin 1 mln euro të falsifikuara në vendin tonë/ Arrestohet një tjetër kamerunas

Arrestohet bashkëpunëtori i dyshuar i kamerunasit Josoue Ngankam, kapur me para të falsifikuara në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë.

 

Reklamë

Mësohet se bëhet fjalë për Nkeh Zinedine Fonge, i cili kishte arrdhur në vendin tonë nga pika kufitare e Muriqanit dhe kishte rezervuar një apartament në zonën e “Don Boskos”.

 

Reklamë

Njoftimi policise

Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”.

Shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit vihet në pranga shtetasi Z. N., 45 vjeç.

Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, është arrestuar shtetasi J. N., 53 vjeç.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për ti futur ato në vendin tonë, specialistët e për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Z. N., 45 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. N., (arrestuar në flagrancë më datë 17.02.2022) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë