Kronikë
Tenton ti vërë flakën 67 vjeçarit, arrestohet durrsaku

Arrestohet flagrancë një shtetas pasi tentoi të digjente me lëndë djegesë një person.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.R., 65 vjeç, banues në Nr.6, Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të djeg me lëndë djegëse shtetasin K . Sh., 67 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.




