Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë duke arrestuar në flagrancë shtetasin Dorian Idrizaj.

 

30 vjecari u vu në pranga pasi dyshohet se ai ka tentuar të vrasë të dashurin e gruas së tij

 

Dorian Idrizaj I cili është banues në Tiranë,  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, ( bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konflikti verbal mes të dyve,  shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K.

 

Ka dyshime se shtetasi D.Idrizaj keqtrajtonte dhe shfrytezonte per prostitucion ne disa lokale nate ne Kosove, gruan e tij dhe kjo eshte arsyeja perse shtetesja E.A. ishte larguar me te dashurin e saj ne Kukes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *