E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentojnë të kalojnë kufirin, FRONTEX ndalon mbi 600 refugjatë

Vetëm gjatë muajit shkurt në vijën e gjelbër janë kapur më shumë se 600 shtetas që tentojnë kalimin ilegal të kufirit. Rritja e temperaturave ka shtuar rastet e kalimit kufitar te paligjshëm nga ana e shtetasve që vijnë nga Lindja e Mesme.

 

Reklamë

Burime zyrtare bëjnë me dije se ditët e fundit janë kapur nga policia kufitare në bashkëpunim me FRONTEX mesatarisht 40 deri në 50 shtetas të huaj. Të njëjtat burime thanë se numrin më të madh të shtetasve të huaj të kapur e përbëjnë shtetasit kurdë, marokenë dhe algjerianë. Ndërsa numri më i vogël është i shtetasve sirianë.

 

Por numri i kalimeve të paligjshme të kufirit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë edhe për policinë kufitare është më i madh nisur edhe nga fakti që një pjesë e këtyre refugjatëve kanë krijuar shtigje të tjera kalimi, të cilat për shkak të terrenit nuk mbahen nën kontroll nga policia.

 

Pjesa më e madhe e refugjatëve të kapur nga policia rikthehen drejt Greqisë ndërsa një pjesë e vogël dergohen drejt qendrës së azilkërkuesve në Babru. Burimë zyrtare thanë se në ditët në vijim ky numër do të jetë shumë herë më i madh gjë që do të rrisë vështirësinë për t’i kontrolluar pasi policia jonë nuk disponon numrin e duhur të mjeteve si dhe pajisjet e vëzhgimit në një gjatësi prej 63 km vijë kufitare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë