Subscribe

Një shofer 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të korruptonte me para punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.

“Sot në datë 03.04.2024 është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç”, njofton policia.

25-vjeçari i cili u evidentua duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor nga policia, ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet.

Njoftimi Policisë

Sot në datë 03.04.2024 është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç.

I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *