E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentoi t’i ikë policisë në Vlorë, makina shkakton aksident zinxhir, ka të plagosur

Në vendin e quajtur rrethi Çoles automjeti Mercedes-Benz, me targa AB780EY, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj ka përplasur automjetin e markës Toyota,me targaAB031GU, me drejtues shtetasin Redjon Skendo.

Më pas drejtuesi i automjetit Mercedes-Benz është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, në rrugën Gjergj Kastrioti në afërsi të vendit të quajtur Vola, automjetin e markës Ford me targa  DY534ËC, shtetasen Adelina  Hysni  Kasaj (Kosta), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, e cila ëhstë me detyrë punonjëse e I.E.V.P Vlorë.

Reklamë

Pas aksidentit  drejtuesi i mjetit Mercedes Benz është larguar serisht nga vendngjarja ku ka kaluar në drejtim të Zvërneci, i janë venë në ndjekje sherbimet e Komisariatit dhe të Drejtorise ku pas 30 min ndjekje, ky drejtues ka aksidentuar motomjetin e Shigjetave si dhe Automjetin e Shqiponjave  duke venë në rrezik serioz jetën e tyre.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezulton në gjëndje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.

Vazhdo të lexosh

Reklamë