E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentoi të vriste një shtetas në Korçë, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 39-vjeçar nga Korça, i cili tentoi të vriste një person në Korçë në shkurt të këtij viti është arrestuar në Greqi.

Polici njofton se është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari Deni Meçolli.

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Meçolli  akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).

Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë