Një 72 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit pasi tentoi të vriste me granatë dy vëllezër.

 

Shtetasi i arrestuar është R.F., 72 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec.

 

Mbrëmjen e të enjtes, në fshatin Dardhas, 72 vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç, banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

 

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar  një dëmtim të lehtë.

 

Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

 

72 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *