Vendi
Tentoi të vrasë të riun me armë zjarri, vetëdorëzohet në polici 25 vjeçari

Është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21 vjeçari të ndodhur gjashtë ditë më parë në qytetin e Bilishtit.
Reklamë
Shtetasi R.F., 25 vjeç është vetëdorëzuar në ambjentet e komisariatit Devoll këtë të dielë.
25 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, tentoi që të vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




