Kronikë
Tentoi të vidhte “Benzin”, e pëson keq 62 vjeçari në Elbasan

Uniformat blu në qytetin e Elbasanit kanë vënë në pranga një 62-vjeçar, pasi tentoi të vidhte një makinë.
Ndalimi i K.B., 62 vjeç,është bërë në lagjen, “Qemal Stafa”, Elbasan.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e rendit në tentativë për të vjedhur mjetin tip, ” Benz”, në pronësi të shtetasit M.B..
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi i lartëpërmendur, është dhe autor i vjedhjes së njē aparati celular, në pronësi të shtetasit N.M., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.




