Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30 vjeçar të shpallur në kërkim, për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, kundrejt fitimit.

 

Blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale P.Ç në datën 12 shtator të këtij viti ka tentuar të kalojë jashtë kufirit 7 persona nga vendet e treta drejt atyre të BE.

 

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim për transportimin e 7 emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Poliçan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, Berat.

 

30-vjeçari u shpall në kërkim, pasi transportonte kundrejt fitimit, me automjetin e tij, 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky shtetas, duke përfituar nga kushtet e errësirës, mbrëmjen e datës 12.09.2022, u largua menjëherë nga vendngjarja sapo evidentoi mbërritjen e punonjësve të Policisë.  

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *