E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tentoi të parakalonte, motoçikleta përplaset me makinën, ndërron jetë i riu në Fier (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”-Krutje.

Një motoçikletë është përplasur me një mjet tip Volkswagen Caddy, i cili po kthehej për në banesë, ndërsa drejtuesi i motoçikletës dyshohet se ka tentuar një parakalim.

Reklamë

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për drejtuesin e motoçikletës, Klevis Gjoni 35-vjeç, i cili, sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë në spital si pasoje e plageve.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po disiplinon trafikun dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë video

Reklamë