Një 50-vjeçar italian është sulmuar nga një shtetas me origjinë shqiptare. Sipas medieve italiane, 50-vjeçari tentoi të mbronte një vazjë të cilën mendonte se shqiptari po e ofendonte dhe shqetësote.

Megjithatë, sipas disa dëshmitarëve, nuk ishte e vërtetë që vajza po ofendohej nga shqiptari.

Në fund do të jetë policia ajo që do të rindërtojë dinamikën e sulmit dhe do të gjejë personin përgjegjës. 50-vjeçari ka vendosur të bëjë denoncim.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në oborrin e oratorisë Mezzocorona në margjinat e paradës së karnavaleve.

I huaji ka goditur me grusht në fytyrë 50-vjeçarin, i cili ka përfunduar në tokë dhe gjithashtu ka humbur ndjenjat.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e transferuan 50-vjeçarin në urgjencën e Santa Chiara në Trento.

Diagnoza e parë flet për një thyerje të septumit të hundës me një prognozë 30-ditore. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *