E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore me 50 euro, nisin hetimet ndaj shoferit

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës këtë të mërkurë.

Drejtuesi i automjetit akuzohet se tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore me 50 euro, pasi u konstatua nga këta të fundit në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Reklamë

Shoferi u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Në vijim, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë referoi materialet në këtë prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tij.

Reklamë

Njoftimi i policisë:

Gjatë patrullimit në terren, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Komisariatit të Policisë Sarandë, konstatuan në rrugën “Lefter Talo” një automjet tip “BMW”, të ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Gjatë veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., ka tentuar t’u japë punonjësve të Policisë shumën prej 50 eurosh, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e konstatuar.

Shtetasi L. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Në vijim, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë referoi materialet në këtë prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë