E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Vendi

Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri ilaçe, e pëson 32-vjeçari nga Kosova

Policia Kufitare e Morinës ka goditur një rast të kontrabandës së ilaçeve si dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave.

Si rezultata u arrestua në flagrancë shtetasi nga Kosova, F. K., 32 vjeç, banues në Pejë.

Në çantë iu gjet një sasi ilaçesh që i kishte kontrabanduar nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë