Një këmbësor i cili ka tentuar të kalojë trafikndarësen e autostradës Tiranë-Durrës është përplasur nga një kamionçinë në lëvizje.

Si pasojë e përplasjes këmbësori ka marë dëmtime në trup dhe është dërguar  në urgjencën e Durrësit.

“Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka mundur të frenojë në kohë por pa mundur të shmangë goditjen e këmbësorit.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e policisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrerhanave, ku paraprakisht thuhet se shkak është bërë pakujdesia e këmbësorit teksa po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *