Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalonte nga Shqipëria drejt Francës një pistoletë.

 

Policia njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezidenti”, si rezultat i kontrolleve intensive që po ushtrohen gjatë pikut të sezonit turistik, në hyrje/dalje të vendit.

 

Tentoi të trafikonte drejt Francës, një armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kosova (rezident në Francë).

 

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra të saj.

 

Krahas angazhimit maksimal për t’i ofruar fluksit të qytetarëve në hyrje/dalje, shërbim profesional, të shpejtë dhe me etikë, strukturat hetimore dhe ato operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit vijojnë kontrollet ndaj shtetasve dhe në mjetet me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

 

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë zjarri që do ta trafikonte drejt vendit të tij të rezidencës, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit në dalje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi nga Kosova, V. A., 21 vjeç, rezident në Francë.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *