Policia Kufitare ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Sllovakia. 35-vjeçari tentoi të transportonte drejt Greqisë armë dhe lëndë narkotike e ndarë në doza.

 

“Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza”, njofton policia duke theksuar se armët dhe lënda narkotike u gjetën pas kontrollit të imtësishëm me të cilin po udhëtonte shtetasi sllovak.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *