E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentoi të hidhte drogën nga xhepi sa pa policinë, e pëson i riu shqiptar në Itali

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët e stacionit të Porto d’Ascoli në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë kur karabinierët gjatë një shërbimi kanë vijuar kontrollin e një të riu që lëvizte në mënyrë të dyshimtë pranë bregut të Porto d’Ascoli.

Reklamë

Kur i riu kuptoi se ishte vënë re, nxori nga xhepi një qese të vogël plastike dhe u përpoq ta hidhte, por dështoi, pasi lëvizja e tij e shpejtë për ta hedhur në tokë u vu re nga policia, efektivët e kanë dhe kanë konstatuar se brenda saj kishte 17 pako me kokainë.

Nga kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e djalit, karabinierët zbuluan edhe 112 doza të tjera kokainë, me një peshë totale prej 100 gramësh. Droga u sekuestrua, së bashku me një telefon dhe një mijë euro cash. Të riut shqiptar i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga organet e drejtësisë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë