Një 20 vjeçar turk është arrestuar në Durrës, pasi tentoi të kalonte kufirin për të dalë nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara.
Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi turk B. B., 20 vjeç, banues në Turqi.
Ky shtetas ka paraqitur në sportel, në dalje të Shqipërisë, dokumente (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze), të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. /vizionplus.tv