E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentoi të digjte një automjet dhe fasadën e një supermarketi, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

Gjergj Dajani, 41 vjeç, banues në fshatin Stajkë, është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës.

Sipas njoftimit zyrtar, 41-vjeçari ka tentuar të djegë një automjet dhe fasadën e një supermarketi.

Reklamë

Dajani dyshohet se më datë 15.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës së supermarketit me administrator shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, më datë 17.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në drejtim të automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. S., 49 vjeç, banues në fshatin Shelqet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë