Subscribe

Zbardhet dëshmia e të dënuarit Arbër Çekaj, i cili tentoi të arratisej nga burgu 313 në Tiranë së bashku me Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen.

 

Para trupit gjykues, Çekaj mohon të ketë goditur ndonjë efektiv policie gjatë arratisjes, ndërsa ka deklaruar se nuk ka gisht në krijimin e planit të arratisjes, por është thjesht viktimë, duke theksuar se ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin, teksa largohej.

 

Ai ka theksuar më tej se nuk është kriminel, pasi në të kundërt tani do të ishte “duke pirë kafe në Kosta Rika”.

 

Çekaj gjithashtu tha se sipas tij disa persona po tentojnë të “fundosin” familje e tij.

 

“Nuk kam goditur asnjë polic. Nuk jam kriminel, por respektoj ligjet e shtetit, në të kundërt tani do të isha larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të isha kriminel, do të isha duke pirë kafe në Kosta Rika. Unë jam thjesht viktimë, plani ishte i Fatmir Pjetrit.  Isha me kafe në dorë kur e pashë të largohej  dhe e ndoqa, pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *