Subscribe

Edhe pse ende nuk kanë arritur në zbardhjen e identitetit të autorëve, për hetuesit është e qartë skema dhe plani, që do përdorej për të grabitur bankën e nivelit të dytë në zemër të Tiranës.

 

Burimet shprehen se grabitësit kishin si qëllim që të përdornin kamera të fshehta brenda bankës për të parë lëvizjet e punonjësve dhe vendin ku ruheshin paratë.

 

Sipas burimeve, kamerat e vogla do të futeshin në vrimat, që autorët kishin hapur në dyshemenë e bankës në disa vende të ndryshme.

 

Sipas hetimeve të përbashkëta mes policisë së Tiranës dhe Prokurorisë kanë qenë të paktën 7 persona, që kanë gërmuar tunelin dhe murin e bankës prej më shumë se një muaj.

 

Këta persona kanë arritur që të gërmojnë 30 metra rrugë brenda tunelit ku inertet i s’postonin brenda tij, kjo për të mos rënë në sy.

 

Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që kishte vënë në shënjestër një nga bankat më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *