E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tensionohet situata para bashkisë, u vihet zjarri gomave, protestuesit godasin me vezë drejt efektivëve

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po mbajnë protestën e radhës te Bashkia e Tiranës.

Ashtu si herët e tjera, protesta është shoqëruar me tensione. Protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave të cilat i kanë vendosur para godinës së bashksië dhe kanë gjuajtur me vezë dhe sende të tjera drejt policisë.

Reklamë

Një efektiv është lënduar. Pjesë e protestës së sotme është edhe vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Më herët policia njoftoi se kishte marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Qarkullimi në disa rrugë u mbyll që prej orës 09:30.

“Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, thuhej në njoftim./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë