Protesta që po zhvillohet sot në Korçë kundër rritjes së çmimeve po shoqërohet me përplasje mes qytetarëve dhe uniformave blu.
Protestuesit kanë bllokuar akset rrugore, duke paralizuar shumë mjete në trafik, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i shpërndarë.

Nga ana tjetër, studentët e Universiteti Bujqësor në Kamëz, kanë mbërritur në sheshin Skënderbej. Gjatë marshimit drejt Tiranës, ata iu bënin thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen protestës.






