E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tensionohet situata, India sulmon militantët e Kashmirit në territorin pakistanez

India ka njoftuar se filloi sulmet ajrore kundër militantëve të Kashmirit në territorin pakistanez.

 

Sulmet sipas autoriteteve indiane kanë ardhur pas bombës të vendosur një muaj më parë nga militantët ku mbetën të vrarë 46 ushtarë indianë.

 

Një ministër i lartë indian tha se sulmet synonin një kamp trajnimi të grupit Jaish-e-Mohammad (JeM) në Balakot.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Pakistani tha se aktivizoi aeroplanët luftarakë në përgjigje të sulemve të ndërmarra nga India.

 

Masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve kanë ashpërsuar akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vazhdo të lexosh