Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike bërthamore nëse...

Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën: Nëse mbështesni veprimet e...

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet...

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”, Salianji nga...

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A po kërcënon...

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të KF Tiranës...

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në tryezë Irani,...

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani i dorëzon...

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të...

 Manastirliu: Rriten rastet e diagnostikimit të hershëm të diabetit dhe hipertensionit

14 Korrik 11:03

Në Forumin Shkencor për Programin e Kontrollit Mjekësor Bazë dhe impaktin e tij në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, mjekë të QSUT dhe përfaqësues të Universitetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin në përfitimet shëndetësore dhe ekonomike që ka sjellë Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë.

“Dua të ndalem tek përfitimet e përllogaritura nga ekspertët sa i përket atyre që ne i konsiderojmë vite të shëndetshme të jetës, të cilat përkthehen në fakt në më shumë produktivitet dhe ne duam të shmangim sëmundshmërinë, sepse e dimë që sëmundshmëria në rastet kur agravohet çon në paaftësi, në reduktimin e viteve të shëndetshme të jetës, çon në më pak produktivitet, më pak aktivizim në jetën sociale, familjare, shoqërore, por edhe në më pak kontribut në ekonominë e vendit. Nëse do të bëhej një përllogartje, ashtu sikurse ekspertët kanë evidentuar, vetëm nga Kontrolli Mjekësor Bazë i kthehet mbrapsh ekonomisë së vendit të paktën 5 milion dollarë në vit, në sajë të një evidentimi të hershëm të problematikave shëndetësore, kostoja e të cilave, nëse nuk evidentohet dhe nëse nuk investohej, do të ishte shumë më e madhe në vitet në vazhdim. Kostot spitalore, kostot e ndërhyrjeve për sëmundje të tilla, janë dhe llogariten shumë herë, shumfish më të larta se ato në programet e parandalimit”,- tha Manastirliu.

Gjatë këtij forumi shkencor, Ministrja Manastirliu bëri me dije se nga programi i Kontrollit Mjekësor Bazë, ka nje rritje të personave të diagnostikuar hershëm për sëmundjet e diabetit dhe hipertensionit.

“Ky program ka patur impakt të qendrueshëm në rritjen e diagnostikimit të hershëm për sëmundje që konsiderohen të fshehta ,si, diabeti dhe hipertensioni, për të cilat, në vitet e implementimit të këtij programi, ajo çfarë është evidentuar është se, kemi patur një rritje me 35% të diagnostikimit për sëmundjen e diabetiti, përfshirë këtu edhe pre-diabetin dhe gjithashtu 12% më shumë të evidentuar në kohë për sëmundjen që ka lidhje me hipertensionin”,- tha Manastirliu.

Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik, Prof. Alban Ylli, ka nënvizuar gjatë prezantimit të studimit, se, Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë, ka kontribuar në rritjen e viteve të jetës dhe uljen e qëndrueshme çdo vit të vdekshmërisë nga hipertensioni, diabeti, goditjet cerebrale dhe semundjet ishemike të zemrës.

“Për të gjithë periudhën në studim, janë 5200 vite jete të përfituara, gjysma e të cilave, i dedikohet check-up, pikërisht bazuar në analizën që bëmë, sepse ndërhyrja më e madhe në këtë periudhë ka qenë në kujdesin parësor, nëpërmjet programit të Kontrollit Mjekësor Bazë”,- tha prof. Alban Ylli.

Shefi i Shërbimi të Endokrinologjisë në QSUT, Prof. Agron Ylli, ka theksuar se në vitet e fundit, ka një rritje të rasteve të identifikimit të hershëm për të sëmurët me diabet.

 

“Me anë të Kontrollit Mjekësor Bazë  kapëm rreth 4.5% të popullatës që nuk e dinin që kishin diabet dhe po të shohësh shifrat sot, Shqipëria është 10% e popullatës me diabet”,- tha Prof. Agron Ylli.

Sipas të dhënave të fundit, Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë ka rritur aksesin në shërbime, duke u shtrirë edhe në zonat e thella rurale, ku janë 54% e përfituesve të këtij programi. Nga ky program kombëtar përfiton e gjithë grupmosha nga 35-70 vjeç, që janë afro 1.2 milion qytetarë.

 

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Diabet Manastirliu tension

Nga e njëjta kategori

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

më shumë...

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të afërmit e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi, 25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-burri

më shumë...

Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç, Sokol Toma me fraktura në kokë dhe këmbë

më shumë...

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet të rriten më tej

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:05

Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike...

9:34

Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën: Nëse mbështesni...

8:44

170 banesa sociale ndahen këtë vit për...

8:37

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të...

8:22

Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç,...

8:11

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi,...

8:01

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”,...

7:46

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A...

7:28

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të...

6:52

Pesë shenjat e zodiakut që do të...

6:24

Berisha e quajti Gonzaton “ambasador të Ramës”,...

6:04

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në...

5:28

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani...

5:09

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të...

4:39

S’ka infrastrukturë për llixhat në Elbasan, pacientët...

4:08

Tensione dhe përplasje para sfidës AF Elbasani-...

4:00

“Kujdesuni për shëndetin mendor”, mjekët: Raste të...

3:38

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja...

3:29

Një shqiptare në listën e “Forbes”, Xhoela...

3:21

Një libër “përballë” teknologjisë, nxënësi i klasës...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Aksident me vdekje në Durrës
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda plasëse në një bi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.