Subscribe

Në një njoftim të dy ditëve më parë Ministria e Brendshme ngriti shqetësimin se konfliktit politik mund të shfrytëzohet lehtësisht nga elementë të caktuar për të kryer akte kriminale, destabiliteti. Ndonëse në Shqipëri Shërbimet Inteligjente nuk kanë informacione për akte terroriste, ekspertët e sigurisë thonë se ne rastet e fushatave zgjedhore dhe një klime te tensionuar politike, grupet kriminale mund te gjejnë terren, sidomos në fushën e pastrimit te parave. Bujar Rama shprehet në një intervistë për Vizion Plus se duhen marrë në konsideratë tre elementë.

 

Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Fatos Klosi, situatës parazgjedhore në Shqipëri i shtohen dhe faktorë të tjerë, të cilat shfrytëzohen nga grupet kriminale.

 

Vetëm pak ditë më parë, policia dhe forcat speciale RENEA shtuan patrullimet pranë objekteve të kultit për shkak të festës së Pashkëve. Policia shqiptare u vu ne gatishmëri pas sinjaleve te agjencive partnere ndërkombëtare, sipas te cilave, vendi ynë nuk është imun nga terrorizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *