Subscribe

Ngërçi politik po shkakton probleme ne ekonominë e vendit. Shqetësimin e ka ngritur kryetari i kuvendit dhe presidenti i zgjedhur ilir Meta. Sipas ish kryetarit te LSI-së pasojat me te mëdha po i vuan turizmi. Meta thotë se shumë të huaj kanë anuluar vizitat në Shqipëri pikërisht për shkak të klimës politike.

 

“Ky është një shqetësim serioz, sepse nuk ka të bëjë vetëm me turizmin, ka të bëjë me investimet. Kur një turist frenohet për të ardhur në Shqipëri për shkak të një lajmi që sjell pasiguri për të kaluar disa ditë pushime, si mund të vijë një investitor i huaj të marrë kredi dhe të bëjë investime në Shqipëri. Të gjitha këto janë kosto që i paguajnë familjet shqiptare.”

 

Këto deklarata Meta i bëri gjatë një takimi qe Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi me banore të njësisë administrative nr. 6 në Tiranë. Prej disa ditësh presidenti i zgjedhur ilir Meta ka nisur nje tur falenderimi ne bazën e Lëvizjes Socialiste per Integrim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *