E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensionet SHBA-Turqi, Pompeo takon Cavushoglu

Kreu i diplomacisë amerikane Mike Pompeo takohet në Singapor me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu, në një përpjekje për të kapërcyer krizën e re diplomatike në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë me rastin e ndalimit të një pastori evangjelist amerikan në Turqi.

 

Takimi vjen pas thirrjeve të Shteteve te Bashkuara për lirimin e menjëhershëm të Andrew Brunson, i cili u vu nën arrest shtëpie javën e kaluar pas një viti e gjysmë të kaluar në burg.

 

Reklamë

Pompeo dhe Çavusoglu kanë pasur një bisedë telefonike të mërkurën, kur Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione ndaj ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Turqisë lidhur me çështjen e pastorit amerikan që po gjykohet nën akuza për terrorizëm.

 

SHBA i ka akuzuar dy ministrat turq se kanë luajtur një rol të madh në arrestimin dhe burgim e Pastorit.

 

Turqia arrestoi pastorin amerikan në tetor 2016, nën akuzën e spiunimit dhe përpjekjes për të përmbysur qeverinë. Pastori amerikan është venë në qendër të një polemike diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s. Brunson, i cili drejtonte një kishë protestante në qytetin e Izmirit, u vu nën arrest shtëpie javën e kaluar pas gati dy vjetësh burgim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë