Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se i ka propozuar BE një listë me 8 pika për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.

 

Sundimi i ligjit në katër komunat, situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të gjitha tyre që ushtruan dhunë. E para pikë, është sundimi i ligjit në katër komunat. Të krijohet , identiteti dhe ndjekja penale dhe gjykimin e natë të grupeve kriminale që kanë sulmuar policinë e Kosovës, kfor dhe  gazetarët“, tha Kurti.

 

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

 

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave në veri.

 

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

 

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

 

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *