Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Tensionet në veri/ Hasani: Serbia i “fryu zjarrit” të konfliktit, palët t’i rikthehen dialogut

2 Tetor 19:10

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi në Banjskë të Zveçanit. Hasani e konsideroi sulmin terrorist ndaj uniformave blu të Kosovës, si një tentativë për destabilizim.

 

“Shqiperia dënon me forcën më të madhe sulmin e dhunshëm të armatosur ndaj policisë se Republikës së Kosovës, më 24 shtator, në veri të vendit. Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, rendit dhe sigurisë së Kosovës, por jo vetëm. Ai është, gjithashtu, një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë, me pasoja direkte për Evropën tonë të përbashkët.

 

Vrasja e një oficeri të policisë së Kosovës në krye të detyrës, e bën edhe më tragjik dhe të dhimbshëm këtë akt agresioni. Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjen e oficerit të policisë që humbi jetën dhe i urojmë shërim të shpejtë policit të plagosur. Mbështetja dhe solidariteti ynë shkon për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, të cilët sot po përballen me tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Republikën e Kosovës, ndërkohë që bëjnë përpjekje për të ndërtuar një të ardhme evropiane të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, tha Hasani.

 

Ai thekson se Policia e Kosovës ka legjitimitetin e plotë për zbatimin e detyrave në territorin e saj.

 

“Ngjarjet më të fundit janë një tregues tjetër i qartë se nuk ka alternativë ndaj zbatimit të sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Policia e Republikës së Kosovës ka legjitimitetin e plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Qetësimi dhe depërshkallëzimi i situatës tani është kyç dhe e vetmja rrugë përpara”, shton ai.

 

Ministri Hasani e ka konsideruar si sinjalin më të keq që Serbia mund të jepte shpalljen ë zisë kombëtare, në nder të terroristëve të vrarë. Ai nënvizoi se ndonëse pritej që shteti serb të reflektonte, nuk ndodhi, pasi Beogradi i “fryu zjarrit” të konfliktit.

 

Në të njëjtën kohë, Hasani bën thirrje për ulje të tensioneve dhe rikthim të palëve ne tyezën e dialogut.

 

“Në anën tjetër, dita e zisë, e shpallur nga Beogradi për pjesëtarët e grupit të armatosur që u neutralizuan nga forcat e sigurisë së Kosovës, pasi vranë një oficer policie, është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit tonë dhe komunitetit Euro-Atlantik. Kemi pritur që Serbia të niste një hetim serioz për grupin kriminal potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në veri të Kosovës, dhe lidhjet e tij me trafikantët e armëve dhe individë, apo subjekte të tjera në Serbi, apo diku gjetkë. Në vend të kësaj, duke shpallur këtë ditë zie, Beogradi zgjodhi t’i fryjë zjarrit të një konflikti të armatosur, si kurrë më parë që nga viti 1999.

Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme në kohën e sotme, por edhe e dënueshme me gjithë forcën e fjalëve dhe instrumenteve në dispozicion të bashkësisë Euro-Atlantike”, tha ai duke shtuar se dialogu është e vetmja zgjidhje.

 

Ministri i Jashtëm shtoi se një draft për asociacion është domosdoshmëri që dialogu mes dy vendeve të funksionojë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Hasani kosove MEJP Serbi Shqipëri tensione ne veri

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

më shumë...

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, por projekt rigjenerimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.