E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tensionet në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shtetasit shqiptarë të shmangin daljet e panevojshme! Ndiqni udhëzimet e autoriteteve

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve raketore dhe shpërthimeve në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe. Për të garantuar sigurinë e shtetasve shqiptarë, MEPJ ka intensifikuar komunikimin me autoritetet lokale dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në rajon.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.

Reklamë

MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.

Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881”, njofton ministria.

Vazhdo të lexosh

Reklamë