E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia ep. final) deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensionet mes Pakistanit dhe Indisë, paralajmëron kryeministri pakistanez

Kryeministri pakistanez, Imran Khan, në Ditën e Pavarësisë së shtetit të tij, ka akuzuar Indinë për përgatitje të planit ushtarak në rajonin e Kashmirit.

 

Reklamë

“Ushtria pakistaneze është tërësisht e vetëdijshme se ata janë duke u përgatitur për të vepruar. Ne jemi gati, dhe do të përgjigjemi ndaj asaj që do të bëjnë ata”.

 

Reklamë

Tensionet në mes të Pakistanit dhe Indisë janë tensionuar pasi Nju Delhi ka marrë vendim një javë më parë për të tërhequr Artikullin 370 nga kushtetuta, që i garanton autonomi, Kashmirit të drejtuar nga India.

 

Kryeministri indian, Narendra Modi ka thënë se ky hap do t’i ndihmojë Indisë për të luftuar “terrorizmin dhe separatizmin” në atë rajon.

 

Në kryengritjet që kanë ndodhur përgjatë tri dekadave në Kashmirin e drejtuar nga India kanë vdekur dhjetëra mijëra persona.

 

Duke e cilësuar këtë veprim si joligjor dhe kundër ligjit ndërkombëtar, Pakistani në shenjë hakmarrjeje ka pezulluar tregtinë bilaterale dhe të gjitha lidhjet e transportit me Indinë, si dhe ka dëbuar ambasadorin indian nga Islamabadi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë