Drejtori i Institutit të Studimeve Europiane në Prishtinë, Jeton Halimi analizoi situatën në veri të Kosovës, pas ngajrjeve të fundit.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zili, Halimi ka kundërshtuar kërkesën e kryeministri Edi Rama që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.

 

Ai shtoi më tej se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do të sjellë stabilizim të situatës, ndërsa kërkoi nga SHBA të ulet në tryezë me Kurtin dhe Vuçiç për bisedime të mëtejshme.

 

Jeton Halimi vlerësoi edhe kërkesën e Albin Kurtit që grupet në veri të shpallen si organizatë terroriste.

 

Intervista e plotë:

 

Kryeministri Rama ka kërkuar sot që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Ju si e shikoni këtë kërkesë të tij?

 

Zoti Rama me këtë kërkesë ka gabuar. Është një minim i gjithë punës që është bërë që pas luftës e deri tani. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ne mendojmë si qytetarë të Kosovës që ky është mendim i gabuar i zotit Edi Rama. Edhe në çdo vend tjetër nuk duhet të bëhet një lloj propozimi për të kthyer në forcat paqeruajtëse të KFOR e gjithë pjesa veriore. Kosova i ka institucionet e ve ta, policinë, ushtrinë. KFOR është për sigurinë në të gjithë territorin e Kosovës, por mund të asistojë me policinë apo  ushtrinë e Kosovës për të mbajtur qetësinë dhe rendin atje.

 

 

Një tjetër propozim është që dialogu mos ngelet më në duart e negociatorëve, por në një nivel më të lartë, të presidentit Macron dhe kancelarit Scholz. Sa e vlefshme është një konferencë ndërkombëtare e këtij niveli për dialog?

 

Unë mendoj që konferenca ka qenë një herë dhe siç e dimë, palaserbe nuk e nënshkroi dhe kanë rrjedhur disa procese e Kosova ka fituar kundër ushtrisë serbe bashkë me miqtë tanë dhe jemi këtu ku jemi e ne duhet ti rrimë larg ndonjë konference çfarë thotë Edi Rama, por mendoj që ka mjaft marrëveshje për të realizuar që është kjo e Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj që vetëm të filloj zbatimi i marrëveshjes së Ohrit edhe nga Albin Kurti dhe Vuçiç. Qeveria e Kosovës e ka dhënë një sinjal që është e gatshme për asosacionin. SHBA janë garanci shumë e mirë për Kosovën.

 

 

Një tjetër kërkesë nga Prishtina është për sanksionimin e Serbisë dhe shpalljen organizatë terroriste të grupeve në veri. Besoni ju se SHBA dhe BE do i marrë parasysh këto kërkesa të zotit Kurti?

 

Unë mendoj që Kosova është në një pozitë shumë të mirë sepse është sulmuar nga kriminelë serbë, ushtarakë e paraushtarakë dhe jo rastësisht ka një sulm terrorist që u vra dhe reshtrei Afrim Bunjaku. Çdo kriminel duhet të gjurmohet dhe të dalë para organeve të drejtësisë dhe të marrë dënimin që meriton. Edhe SHBA duhet të ulen me Kurtin dhe Vuçiç dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Kërkesa e Kurtit për ti shpallur organizatë terroristë është e drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *