Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje të gjitha palëve në Ballkanin Perëndimor që të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse që, sipas tij, mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Në të njëjtën kohë, Stoltenberg theksoi rëndësinë e procesit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ai vlerësoi se kohëve të fundit ka pasur tensione të shtuara në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor, për të cilat dha një mesazh.

“Mesazhi im kryesor është se të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet në rajon”, tha Stoltenberg.

Siç theksoi ai, për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës vitin e kaluar, NATO ka shtuar praninë e saj në atë vend.

“Si rezultat i sulmeve dhe dhunës që kemi parë në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur praninë e saj. Aty është edhe KFOR-i. Ne jemi këtu për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet”, tha ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *