E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tensionet Kosovë-Serbi/ Reagon Meta: Palët të vijojnë dialogun

Presidenti Ilir Meta ka reguar lidhur me situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vendosjes së reciproritetit të targave.

Meta thotë se palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.
Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkrua Meta.

Kujtojmë se tre ditë më parë qeveria kosovare vendosi reciproritetin e targave me Serbinë. Radhët kilometrike të kamionëve dhe automjeteve vijojnë të mbajnë peng qarkullimin normal në pikat kufitare në veri të Kosovës, pasi protestuesit serbë vazhdojnë protestat kundër vendimit të qeverisë për reciprocitetin e targave me Serbinë.”,

Vazhdo të lexosh