Subscribe

Komisariati nr.1 dhe agjentë të BKH, do të shkojnë sërish në Kuvend në lidhje me incidentet e dhunshme të shkaktuara nga deputetët e opozitës.

 

Pritet që agjentët e krimit të kryejnë procedurat në lidhje me rastet e dhunës të shënuara në seancën plenare të kësaj të enjte.

 

Ashtu si në dhe në seancat e tjera të gjitha materialet do ti përcillen SPAK, si prokurori kompetente  që heton ligjvënësit.

 

Seanca e sotme plenare ku u miratua buxheti i vitit 2024 dhe paketa fiskale u mbyll për vetëm 8 minuta, pas incidenteve të krijuara nga opozita./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *