Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling nuk do të luajë me kombëtaren angleze në sfidën kundër Malit të Zi.

 

Shkak është bërë përjashtimi nga ana e trajnerit Gareth Southgate pas sherrit që sulmuesi pati në stërvitje me mbrojtësin e Liverpool, Joe Gomez.

 

Sheri mes dy futbollistëve ishte pasim I përplasjes në fundjavë në duelin mes Cityt e Liverpool, të fituar prej këtye të fundit me shifrat 3 me 1.

 

Mediat angleze shkruajnë se gjatë stërvitjes me kombëtaren, Sterling e kapi për fyti mbrojtësin e Liverpool dhe iu drejtua me fjalët: “Po tani je trim?”.

 

Kjo skenë nuk I ka pëlqyer teknikut të tre luanëve Southgate, I cili ka vendosur të përjashtojë direkt sulmuesin e City.

 

Por pavarësisht incidentit, Sterling ka kërkuar falje në Instagram duke theskuar se e ja harruar incidentin dhe se nuk I mban mëri Joe.

 

“Unë dhe Joe (Gomez) shkëmbyem disa fjalë, i sqaruam gjërat dhe ecëm përpara. E dimë që ishte një sherr që zgjati 5-10 sekonda, e kaluam dhe nuk duam të bëjmë më të madhe sesa ishte”.

 

Nga ana tjetër, mediat angleze bëjnë me dije se dhe vetë Joe Gomez I ka kërkuar trajnerit që ta mbyllte çështjen dhe të mos e ndëshkonte sulmuesin Sterling.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *