Situata tek Bregu i Lumit mes banorëve dhe policisë është tensionuar akoma dhe më shumë.

 

Prej disa orësh, banorët protestues që preken nga projekti I zgjerimit të Bulevardit të Ri vijojnë rezistencën përball uniformave blu për të mos lejuar prishjen e banesave.

 

Në përpjekje për të larguar banorët dhe për t’i hapur rrugë prishjes së banesve, policia ka hedhur në drejtim të këtyre të fundit edhe gaz lotsjellës.

 

Përfaqësues nga radhët e avokatit të popullit kanë mbërritur në vendngjajrje dhe po monitorojnë nga afër situatën.

 

Ndërkohë, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat me heret i bëri thirrje edhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë të jenë të pranishëm në zonën e Bregut të Lumit për të parë se si shkelen të drejtat e shqiptarëve.

 

“Dhunë e paprecedent, ky shtet që ka kriminalizuar çdo strukturë të tij, s’ka sjellë kaq polici as për kriminelët më të rrezikshëm, ndërkohë që sot këtu për gratë e fëmijët ka sjellë kaq shumë policë. Unë jam pa fjalë, janë dhunuar e janë rrahur zonjat. Fëmijët janë zgjuar nga gjumi e nuk janë lejuar të shkojnë në shkolla. Ata po dridhen nga i ftohti sepse janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *