E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Vendi

Tensione tek Bregu i Lumit, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

Banorët në zonën e Bregut të Lumit kanë protestuar këtë të hënë kundër prishjes së banesave të tyre.

 

Banesat e banorëve preken nga zgjerimi i Bulevardit të Ri, por ata nuk e kanë pranuar një vendim të tillë.

 

Reklamë

Me gurë e shkopinjë në duar banorët nuk kanë lejuar fadromat që të nisin punën për prishjen e shtëpive.

 

Ata shprehen se nuk do e lejojnë prishjen pasi nuk kanë marrë akoma kompesimin.

 

Por krahas kësaj, ata kanë hedur akuza në drejtim të inistitucioneve pasi sipas tyre, nuk ishin njoftuar se prishja e banesave do të bëhej ditën e sotme.

 

Në protest ndodhen edhe ish-deputetë të PD, të cilët u kanë ardhur në mbrojtje banorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë