Subscribe

Ka nisur me tension mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës.

 

Fakti që Fredi Beleri nuk u lejua nga Gjykata që të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për tu betuar, mesa duket ka krijuar pakënaqësi të forta tek mbështetesit e tij.

 

Në fakt në nisje mbledhjes është lexuar një leter e Fredi Belerit shkruar nga paraburgimi, ku akuzonte autoritetet se kanë penguar me dashje me betimin e tij si kryebashkiak i Himarës.

 

Madje Beleri kërkonte nga ndërkombëtaret që të ndërhynin.

 

Ndërkohë mbështetes të Belerit kërkuan daljen jashtë institucionit të bashkisë të punonjësve aktuale, duke pretenduar se brenda duhet te qëndrojnë vetëm mbështetesit e Fredi Belerit.

 

Në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës merr pjesë edhe drejtuesi politik i PS qarku Vlorë Blendi Klosi bashkë me deputet e PS të këtij qarku.

 

Po ashtu pjesmarrëse në këtë mbledhje është ambasadorja e Greqise në vendin tonë Konstantina Kamitsi së bashku me kreun e PBDNJ Vangjel Dule.

 

Këshilli Bashkiak i Himarës ka 21 Këshilltare. PS ka marrë 9 këshilltare, “Bashkë Fitojmë” 7, PD 4 Këshilltare, Mega 1 Këshilltare dhe PSD 1 Këshilltare.

 

PS pritet të bëjë shumicën e këshillit duke bashkuar votat me këshilltarin e partisë Mega dhe atë të PSD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *