E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tensione në Unazën e Re, banorët përplasen me forcat e rendit/VIDEO

Banoret e zones se Astirit u perplasen mengjesin e te martes me policine bashkiake qe kishin shkuar ne mbeshtetje te aksionit per prishjen e objekteve ne zonen e unazes. Heqja e shtyllave të ndriçimit nga inspektoriati i mbrojtjes se territorit irritoi pronaret e shtepive te cilet tentuan te pengojne nderhyrjen.

 

Ndonëse nje dite me pare bashkia e Tiranës njoftoi se ka nisur prishja e objekteve  dhe zhvendosja e familjeve që preken nga projekti I ndërtimit të unazës së madhe, banorët kanë  vijuar protestën.

 

Reklamë

Aashtu si edhe ne ditet e tjera protesta eshte mbeshtetur edhe nga deputet të Partisë Demokratike, të cilët kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama dhe Kreu të bashkisë, Erion Veliaj.

 

 

Nga ana tjeter inxhinierët e autoritetit rrugor shqiptar kanë vijuar edhe kete te marte vlerësimin e banesave që preken nga projekti.Veprimet e tyre jane shoqeruar nga masat te rrepta sigurie te policise

 

Banorët e Unazës së Re kërkojnë dëmshpërblim 100% dhe sipas tregut për banesat e tyre.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë