E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tensione në Parlament, Berisha dhe deputetët pranë tij tentojnë të futen brenda, përplasen me Gardën

Ish kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës para Parlamentit.

Menjëherë, së bashku me një grup të deputetëve të Rithemelimit që janë të përjashtuar, Berisha kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë tentuar të hyjë në Kuvend, por ka hasur në pengesën e Gardës.

Reklamë

Garda nuk i lejon të hyjnë brenda pasi një pjesë e tyre janë të përjashtuar, pas tensioneve dhe kaosit të krijuar prej kohësh në seancat plenare.

Dogjani: Hape derën, do futemi.

Reklamë

Dogjani: Deri më 21 thotë aty. Kam 15 ditë i përjashtuar.

Vokshi: Hape derën, s’më pengon dot mua. Hape derën se do futem. O djalë, hape derën se s’më tregon ti mua.

Të përjashtuarit janë: Edmond Spaho, Kastriot Piroli, Sajmir Korreshi, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Ervin Salianji, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë