Subscribe

Edhe kjo e hënë ka nisur me tensione në radhët e opozitës, ku këta të fundit janë përplasur sërish me punonjësit e Gardës së Kuvendit. Këta të fundit kanë kërkuar kontrollin e çdo deputeti, si një masë për mbarëvajtjen e seancës plenare, që do të mbahet këtë të hënë. Ish-kryeministri është shtyrë me Gardën, ndërsa ka ndërhyrë edhe deputeti demokrat, Gazmend Bardhi.

 

“E keni kthyer këtu në shtet policor”, i drejtohet Bardhi punonjësve të Gardës.

 

Këtë të hënë pritet një seancë maratonë, pasi do të diskutohet buxheti për vitin 2024. Demokratët pritet të bllokojnë foltoren, si vazhdimi i aksionin të tyre opozitar, ndërsa socialistët duket se i kanë paraprirë duke rritur sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *