E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit u vënë flakën gomave, përplasen me policinë (VIDEO)

Me tensione është shoqëruar protesta e thirrur nga opozita jashtë Kuvendit ditën e sotme.

Teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare, protestuesit u kanë vënë zjarrin gomave jashtë ambienteve të Kuvendit.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, bën me dije se ata janë përplasur edhe me policisë e cila është bërë gardh para Kuvendit, ndërsa kanë sulmuar edhe mediet.

Gjithashtu me tensione po shoqërohet edhe seanca brenda në sallën e Kuvendit pas kërkesës së opozitës për rikthimin e Berishës në grupin e PD./vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë