Subscribe

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë nisur tensionet pas kufizimeve që kanë hyrë në fuqi këtë të dielë.

Qytetarët që kanë pritur me orë të tëra për të kaluar në vendin fqinj, janë përplasur me forcat e Policisë Kufitare. Sipas autoriteteve, pala greke ka lejuar kalimin e vetëm 300 personave dhe kjo kuotë është plotësuar.

Por emigrantët shprehen dyshues ndaj kësaj deklarate dhe këmbëngulin se do të presin në radhë deri në një urdhër të dytë.

Disa prej tyre thone se e kanë bërë aplikimin e kërkuar nga pala greke por përësri nuk janë lejuar të kalojnë.

Ndërkohë që disa prej atyre që kanë ngecur në radhët kilometrike të automjeteve, nuk kanë aspak dijeni se cfarë po ndodh konkretisht në doganën greke.

Shumë qytetarë madje, nuk janë të qartë për rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi.

E ndërsa dogana greke është mbyllur tashmë dhe radhët e automjeteve në pritje vazhdojnë të stërzgjaten, drejtori i kufirit dhe migracionit, Andon Marko bën me dije se po negociohet për të gjetur një zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *