Video · Politikë
Tensione dhe përplasje në Kuvend, Nikolla mbyll seancën plenare për më pak se 20 minuta
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare pas tensioneve të shkaktuara nga deputetët e opozitës.
Seanca e ditës së sotme ka zgjatur rreth 15 minuta, teksa deputetët e opozitës që u futën në sallë bllokuan sërish foltoren.
Reklamë
Mes tensioneve në sallë Nikolla njoftoi mbylljen e seancës, që si shumë të tjera, zgjati pak minuta.
“Këtu seanca mbyllet, do ju njoftohet seanca e radhës”, ka thënë Nikolla.
Ndërkohë, në hyrje të Kuvendit deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, teksa mbështetësit demokratë protestonin jashtë Parlamentit. /vizionplus.tv
Më shumë video
Reklamë




