Subscribe

Tensionohet protesta në Shkodër. Edhe pse u tha se do të jetë një protestë paqësore, mbështetësit e PD janë përplasur me policinë pasi tentuan që të futen brenda ambienteve të bibliotekës së Universitetit Luigj Gurakuqi ku po zhvillohet mbledhja e konstituimit të këshillit të ri Bashkiak.

 

Prej disa minutash protestuesit janë shtyrë me policinë si dhe kanë hedhur drejt tyre edhe shishe me ujë si dhe sende të tjera.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, uniformat blu kanë kërkuar nga protestuesit që të tërhiqen ose në të kundërt do të kundërpërgjigjen.

 

Brenda rrethimit te Universitetit jane vendosur edhe forcat e nderhyrjes se shpejte per ti paraprire precipitimit te situates.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *